Një tjetër aksident i rëndë automobilistik raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Ndërsa ende nuk dihen pasojat e këtij aksidenti mësohet se shkak është bërë një motorçikletë drejtuesi i së cilës mësohet se ka humbur kontrrollin.
Burime nga policia, bëjnë me dije se përveç dëmeve materiale nga përplasja, drejtuesi i motorçikletës është jashtë rrezikut për jetën.