Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Një 68-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij nga Pogradeci në drejtim të Qafë-Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë aksit nacional. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të, raporton A2.
Policia nuk e përjashton mundësinë që 68-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit.
Çifti i bashkëshortëve ka marrë ndihmën e mjekëve në spital dhe pritet ta lënë atë pasi nuk kanë rrezik për jetën.
Aksi rrugor Mëmlisht-Qafë Thanë gjatë kësaj periudhe ka pasur aksidente jo të pakta dhe në të shumtën e rasteve shpejtësia dhe parakalimet e gabuara kanë qenë burim aksidentesh.