Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës.
Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë.
Çfarë dimë nga produktet e siguracioneve në SIGAL?
- Me TPL-në e mjetit tip “Audi”, duke e marrë të mirëqenë se ishte ai shkaktar, e se i tillë do të paraqitet edhe në raportin policor, do të mbulohen dëmet materiale të të dy makinave të tjera.
2. Nëse “Audi” ka patur edhe një MINIKASKO, 75% e dëmeve që pësoi vetë makina shkaktare, mund të mbulohen nga ky lloj siguracioni, duke qenë se aksidenti ka ndodhur mes dy e më shumë mjeteve në lëvizje.
3. Nëse “Audi” ka patur një siguracion KASKO, 90% e dëmeve që pësoi makina shkaktare, përveç mbulimit të dëmeve të palëve të treta nga TPL-ja, do të mbulohen nga ky lloj siguracioni.
4. Nëse drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit konstatohet në përdorim alkooli nga 0.1-0.5 mg/L, ai nuk përjashtohet automatikisht nga përfitimi i siguracioneve sepse mund të ketë një policë TPL Plus. Në rast se ai disponon TPL Plus, deri në 1 milionë Lekë dëme mund të mbulohen nga siguracioni. Në rastin konkret, dëmet materiale, me një vlerësim vizual nuk i kalojnë dëmet 1 milionë Lekë te dy makinat e dëmtuara.
5. Po ashtu, për zhvendosjen e automjeteve të dëmtuara deri në serviset më të afërta, AUTOSOS mund të ndihmonte së tepërmi.
SIGAL, kompania më e madhe dhe më e besuar në rajon
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online, për vetëm 45 sekonda në komandën BLI ONLINE në sigal.com.al