Një 8-vjeçare nga Maqedonia e Veriut humbi jetën pasditen e të shtunës në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.
E plagosur mbeti edhe shoferja që drejtonte makinën në të cilën po udhëtonte e mitura që humbi jetën dhe vajza e saj 11- vjeçare.
Ato janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, lëndime morën edhe 3 persona të tjerë që udhëtonin në makinën tjetër të përfshirë në aksident.
Policia tha se rreth orës 16:30, shtetasja Trendelina Behari nga Maqedonia e Veriut duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa nga Kavaja.
Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që mjeti tip Golf të hipër sipër bordurave metalike.
Përgjatë muajit Maj, në të gjithë vendin u regjistruan 138 aksidente rrugore ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën, shpeshherë rëndë 188 të tjerë.