Aksident në Elbasan, makina përplas shpërndarësin e picave/ Çfarë është Sigurimi nga Aksidentet dhe përfitimet
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një makinë ka përplasur motoristin e picave, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Shoferi nuk ka ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratia i ka zgjatur shumë pak, pasi uniformat blu i kanë vënë prangat.
Aksidentet në punë/ 32 persona humbën jetën në 2022, sektori me rrezik ‘delivery’
Inspektorati Shtetëror i Punës ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit, kryesisht motoristët, janë ata që rrezikojnë më shumë jetën.
Ambienti i tyre i punës është rruga dhe rezultatet e vitit 2022 tregojnë se nga totali i aksidenteve të ndodhura në punë ato në rrugë zënë 32%.
“Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total. Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë”, thuhet në raport.
Gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës.
Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31.
Çfarë është Sigurimi nga Aksidentet Personale
Në jetën e përditshme, të gjithë ne përballemi me rreziqe të ndryshme dhe aksidente potenciale.
Sigurimi nga Aksidentet Personale është një mënyrë për të kontrolluar ruajtur gjendjen financiare, si për punëdhënësin ashtu dhe për punëmarrësin dhe familjet e tyre.
Përfitimet
Përfitimi në rast humbje jete –
Nëse gjatë periudhës që kjo policë është në fuqi, i Siguruari pëson dëmtim trupor aksidental me pasojë humbjen e jetës, Siguruesi me marrjen dhe miratimin e provave të nevojshme do t’i paguajë përfituesit vlerën e përfitimit të barabartë me 100% të shumës së sigurimit të përcaktuar në Policën e Sigurimit.
Përfitimi në rast paaftësie të përhershme –
Nëse gjatë periudhës që kjo Policë është në fuqi, i siguruari pëson dëmtim trupor aksidental me pasojë paaftësinë e përhershme të plotë ose të pjesshme, atëherë kompania e sigurimit, me marrjen dhe miratimin e provave të nevojshme, do të paguajë shumën përkatëse të përfitimit.
Përfitimi në rast paaftësie te përkohshme –
Nëse gjatë periudhës që kjo policë është në fuqi, i siguruari pëson dëmtim trupor aksidental me pasojë Paaftësine e përkohshme, kompania e sigurimit me marrjen dhe miratimin e provave të nevojshme, do të paguajë një përfitim të llogaritur mbi bazën e vlerës së shpërblimit ditor të përcaktuar në Policën e Sigurimit dhe ditët e paaftësisë së përkohshme.
Mbulimi i shpenzimeve mjekesore ne rast aksidenti –
Nëse gjatë periudhës që policia e sigurimit është në fuqi, i siguruari pëson dëmtim trupor aksidental me pasojë marrjen e shërbimeve mjekësore, kjo policë mbulon shpenzimet për trajtime të cilat njihet se kanë aftësi diagnostikuese, stabilizuese apo përmirsuese dhe të cilat janë të nevojshme nga ana mjekësore.
Shpenzimet për fizioterapi mbulohen vetem në rast se si pasojë e një aksidenti të mbuluar nga kjo policë, personi i siguruar ka kryer ndërhyrje kirugjikale dhe për këtë arsye rekomandohet edhe rehabilitim me fizioterapi apo metoda të tjera mjekësore që synojnë rehabilitimin dhe rikthimin e të siguruarit në profesion.
Siguruesi paguan shpenzimet mjekesore dhe/ose farmaceutike në rastet kur për shkak të një aksidenti i siguruari ka kryer shërbime mjekesore ose ka blerë medikamente, të cilat i ka marrë sipas rekomandimit të mjekut.
KURRË MOS PUNONI PA PATUR MË PARË SIGURACIONIN QË JU MBRON NGA ÇDO E PAPRITUR GJATË PUNËS…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]