17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin “Shëngjin-Lezhë”/ Humb jetën shoferi 30-vjeçar, pasagjeri niset drejt Tiranës

Aksident në aksin “Shëngjin-Lezhë”/ Humb jetën shoferi 30-vjeçar, pasagjeri niset drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër.

Policia bën me dije se shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat