Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.
LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n