Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se një automjet është përplasur me një motomjet.
Po ashtu thuhet se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
“Fier-Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”.
LEXO EDHE: Makina përplas për vdekje qytetarin në Lushnjë/ Si na mbron siguracioni TPL