17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Berat-Lushnje, makina me 4 anëtarë të një familje përfundon...

Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me 4 anëtarë të një familje përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë.

Një automjet tip ‘Toyota’ i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi e për pasojë ka përfunduar në kanalin anash rrugës.

Sipas Top-Channel, Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

LEXO EDHEAksidentet rrugore në rritje të vazhdueshme/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat