Një 47 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.
Viktima A.H. ishte duke kaluar rrugën kur u përplas dhunshëm nga mjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi G. T., 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja pas aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë personit të dëmtuar, por u arrestua disa orë më vonë nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë.