Një aksidenti i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotme në superstradë Lezhë-Milot.
Sipas raportimeve të mediave, janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për kontroll në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor.
Edhe gjatë ditës së djeshme u regjistruan disa aksidente rrugore, në disa akse të vendit ku nuk munguan viktimat dhe të plagosurit.