Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.
Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16 vjeç dhe 17-vjeç.
LEXO EDHE: Si bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të plagosur