Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Romës. Sipas medieve italiane pesë të rinj kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin u përmbys në rrugë, për shkaqe ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, “Fiat 500”, u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhur shkakun e aksidentit fatal që iu miri jetën pesë të rinjve.