19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në Greqi/ Furgoni i drejtuar nga shqiptari përplaset me...

Aksident i rëndë në Greqi/ Furgoni i drejtuar nga shqiptari përplaset me një mjet tjetër, 2 të vdekur

Një aksident me dy të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në ishullin grek të Rodosit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport, shkruajnë mediat vendase.

Sipas informacioneve, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga korsia drejt Falirakut dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Nga mbetjet e dy automjeteve, greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.

Nëntë zjarrfikës me katër automjete kanë tentuar të nxjerrin personat në automjete.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat