Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan me pasojë vdekjen e një të riu.
Bëhet me dije se në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor).
Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.
“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)
Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.