Pas aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme ku tre të rinj humbën jetën pasi automjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi.
Bëhet me dije se një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të Spitalit të Durrësit.
Nga njoftimet mësohet se ka qenë një automjet i rëndë i llojit betoniere që ka shtypur një person qe lëvizte me biçikletë në momentin e aksidentit.
Nga përplasja, mësohet se këmbësori ka humbur jetën në vend.
Kur ka shkuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë e ka gjetur pa jetë.
ëndë i llojit betoniere që ka shtypur një person qe lëvizte me biçikletë në momentin e aksidentit.