Një aksident në punë ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dropull dhet ë plagosura kanë mbetur dy gra.
Mësohet se ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të kompanisë së prodhimit të kruasaneve në fshatin Vrisera.
Sipas gazetës Panorama, në mënyrë të pashpjegueshme ishte improvizuar një vinç me kovë sipër të cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrezohen nga një lartësi rreth 15 metra.
Ato janë derguar me urgjencë ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.