Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj sotëm në aksin Pogradec – Qafë Thanë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Pojskë, ndërsa ka mbetur i vdekur një person.
Viktima është identifikuar sj 34-vjeçari me iniciale M.K.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ky aks rrugor është kthyer në problematik teksa muajt e fundit janë regjistruar një sërë aksidentesh rrugore.