13.5 C
Tirana
Thursday, April 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i pazakontë në Fier, provon t'i largohet policisë, aksidenton mjetin e...

Aksident i pazakontë në Fier, provon t’i largohet policisë, aksidenton mjetin e parkuar dhe përfundon në spital. Cilët siguracione aktivizohen?

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të qytetit të Fierit, ku një automjet, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, në përpjekje për t’u larguar u përplas me një automjet të parkuar. Shoferi u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë.

Cilët siguracione aktivizohen aktivizohen në këtë drejtim?

Le t’ia nisim me pyetjen e parë: Në aksidentin e rrethanave të ndjekjes policore, a aktivizohet TPL-ja për dëmet ndaj të tretëve, përfshirë edhe mjetin e parkuar?! 

Përgjigjja është po. Në parim.

Nëse, përveç aksidentit, hetimi policor nxjerr që drejtuesi i mjetit në ikje ishte duke konsumuar një nga këto pika të nenit 23, ligji 32/2021: ose duke e përdorur mjetin jo në përputhje me qëllimin për të cilin ai është i destinuar të përdoret, ose duke drejtuar pa leje të vlefshme të drejtimit të mjetit motorik, ose me leje drejtimi të pezulluar, ose nën ndikim alkooli mbi limitin e lejuar a drogërash, ose nëse e ka shkaktuar dëmin qëllimisht, ose nëse aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, atëherë kompania siguruese, pasi ka zhdëmtuar palët e treta, ka të drejtën t’i drejtohet me padi regresi shkaktarit të dëmit për t’i kërkuar mbrapsht kthimin e plotë të kësaj vlere.

Drejtuesi i mjetit në aksidentin e ndodhur në Fier përfundoi në spital. TPL-ja, duke qenë se mbulon dëmet ndaj të tretëve, nuk përgjigjet financiarisht për dëmet shëndetësore të drejtuesit.

Si do të ishte e mundur që trajtimi i tij spitalor të mbulohej financiarisht?

Cili siguracion do të ndihmonte në këtë rast?

Siguracioni i aksidenteve personale në shëndet. Pas aksidentit, menjëherë do të aktivizohej dhe do të mbulonte deri në 1.5 mijë euro shpenzime spitalore, ose deri në 30 mijë euro dëmshpërblim për trashëgimtarët ligjorë dhe/ose 30 mijë euro për paaftësitë e plota të përhershme, mandej proporcionalisht për dëme të tjera.

Ky siguracion merret me vetëm 10 euro pagesë mbi TPL-në e mjetit.

LEXO EDHE: Sigurime.Online, lidhur me një rast të ngjashëm në Vlorë, e ka trajtuar edhe më herët këtë situatë:

Dëmet gjatë ndjekjes policore, a mbulohen nga siguracioni?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat