Katër makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit.
Sipas policisë nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Megjithatë siç duket nga pamjet dëmet kanë qenë të mëdha. Ndër mjetet e përfshira në aksident është edhe një karrotrec.
LEXO EDHE: Me ju në çdo km/ Udhëtoni pa shqetësime me “SIGAL UNIQA AutoSOS”
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të autostradës u krijua trafik i rënduar.
Ndërkohë policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe lehtësimin e trafikut.