Një aksident i frikshëm në Kaliforninë jugore la një person të vdekur dhe një Ferrari u nda në dysh.
Pamjet ajrore nga Fox 11 Los Angeles treguan skenën, me makinën sportive të kuqe të ndarë në dysh.
Sipas policisë rrugore drejtuesi i Ferrarit ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse nga përplasja me dy mjete të tjera.
Autoritetet që mbërritën në vendngjarje thanë se shpejtësia e tepërt duket se ka shkaktuar përplasjen.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.