Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.3 në Cërrik.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit, 35-vjeçari E.H. që aksidentoi këmbësorin është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, por është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak minutash.
Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…