Reshjet e shiut dhe dëborës kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, moti i keq nuk ka sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
ARRSH apelon te drejtuesit të mjeteve që gjithësesi të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Postimi i ARRSH:
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.