15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeADN-ja e verës "foli"/ Ja origjina e llojeve më të famshme europiane

ADN-ja e verës “foli”/ Ja origjina e llojeve më të famshme europiane

Llojet  e famshme të verërave evropiane Merlot, Chardonnay, Sauvignon Blanc, Pinot Noir e kanë prejardhjen nga Lindja, pasi vijnë nga “shartimi” i vreshtave të Azisë Perëndimore (ku u kultivuan fillimisht) me hardhitë e egra evropiane lokale.

Ky është përfundimi i një studimi të ri shkencor, që bëri një analizë gjenetike të shumë hardhive të ndryshme në nivel ndërkombëtar.

Hardhitë janë kultivuar për gati 4000 vjet në Mesdheun Lindor dhe për 2000 vjet në Evropën Perëndimore.

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, origjina e hardhive evropiane dhe, rrjedhimisht, e verërave të prodhuara nga rrushi, mbetet një çështje e diskutueshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se hardhitë evropiane vinin ekskluzivisht nga kultivimi i hardhive të egra në  Evropë, pavarësisht nga kultivimi i tyre i mëparshëm në Azi.

Por analiza e re gjenetike tregon se kjo pikëpamje thjesht eurocentrike nuk duket të jetë e vlefshme.

Studiuesit, të udhëhequr nga Gabriele Di Gaspero i Institutit të Gjenomikës së Aplikuar në Udine, Itali, publikuan gjetjet e tyre në revistën Nature Communications dhe analizuan gjenomet e 204 hardhive të zakonshme (Vitis vinifera).

Analiza gjenetike krahasuese arriti në përfundimin se hardhitë e verës erdhën nga kultivimi që ndodhi në Azinë Perëndimore, me shumë mundësi në rajonin e Kaukazit Jugor rreth 7000 vjet më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat