11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA na nevojitet sigurimi "Shëndeti në udhëtim"? Si mund ta blejmë online?

A na nevojitet sigurimi “Shëndeti në udhëtim”? Si mund ta blejmë online?

Nëse keni planifikuar pushime jashtë vendit në ditët në vijim, sigurisht që ju nevojitet dhe Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim.

Shpeshherë nuk vlerësohet si shumë e nevojshme, deri në momentin që ndodh e papritura.

Një policë gjithëpërfshirëse që mund t’ju mbrojë në raste të papriturash shëndetësore, “Shëndeti në Udhëtim” është hartuar për t’ju dhënë udhëtarëve paqe mendore dhe mbrojtje financiare kundrejt çdo risku të mundshëm.

Si mund ta blejmë sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”?

Tepër e thjeshtë.

SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd

  1. Klikoni në linkun https://sigal.com.al/
  2. Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
  3. Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
  4. Butoni “Bli Online” do t’ju orientojnë fill në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Por ju kujtojmë se, si pranë çdo pike të kalimit kufitar, edhe pranë ambjenteve të Aeroportit “Nënë Tereza” gjendet një zyrë “SIGAL UNIQA” ku gjithashtu mund të blini policën “Shëndeti në Udhëtim” dhe çdo siguracion tjetër që ju nevojitet.

Pse është i rëndësishëm Shëndeti në Udhëtim? 

Ky sigurim mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjencat dentare, etj

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Pa harruar që SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve, është e vetmja në Shqipëri, e cila së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, sjell produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?

Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:

  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

Për çdo paqartësi, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat