Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt kulti i shpallur Monument Kulture, është shkrumbuar plotësisht nga flakët, së bashku me 11 struktura të agroturizmit, gjatë një zjarri të përmasave të mëdha në fshatin Senicë.
Pyetja që lind natyrshëm pas kësaj ngjarje tragjike është e thjeshtë:
A mundet që shteti – si përkujdesës i monumenteve të kulturës – bashkë me komunitetet fetare dhe pronarët përkatës, të marrin masa për sigurimin e këtyre objekteve kaq të rëndësishme?
Përgjigjja është po.
Në SIGAL Insurance Group, është e mundur të sigurohen objektet e kultit, përfshirë edhe kishat e vjetra të shpallura monument kulture.
SIGAL bashkëpunon me vlerësues profesionistë të specializuar për trashëgiminë kulturore nga Londra, të cilët kryejnë vlerësimin e objektit në mënyrë të pavarur dhe të certifikuar.
Nëse, për shembull, një kishë mesjetare vlerësohet nga ekspertët në shumën 10 milionë euro, atëherë ajo mund të merret në sigurim me një prim vjetor prej vetëm 0.4% të vlerës, që do të thotë 40 mijë euro në vit.
Në rast të një ngjarjeje shkatërruese si kjo, ku objekti digjet tërësisht, SIGAL do të kompensonte dëmin e plotë, duke kaluar vlerën 10 milionë euro tek komuniteti për rindërtimin dhe restaurimin e monumentit të humbur.