8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJa në çfarë vlere ishte siguruar "Titaniku" dhe historiku i Sigurimeve të...

Ja në çfarë vlere ishte siguruar “Titaniku” dhe historiku i Sigurimeve të Marinës

Një nga ngjarjet më të bujshme, ku humbën jetën 1512 persona, ishte mbytja e anijes gjigande “Titanik”, në 10 prill 1912.

Në mëngjesin e 10 prillit, gjigandi britanik u nis nga SouthHampton dhe përgjatë lundrimin u përplas me një akullnajë duke u mbytur në Newfoundland.

Shumë pak persona e dinë që anija “Titanik” ishte e siguruar dhe kontrata e sigurimit ishte firmosur vetëm 15 ditë përpara se të ndodhte përmbytja.

Certefikata origjinale e sigurimit, u bë publike vetëm në vitin 2013, ku duken qartë të dhënat dhe shifra e mbulimit të sigurimit dhe primit.

“Titanik” ishte siguruar për një shumë prej 5 milionë Dollarësh për “humbje totale”, ndaj kompanive të sigurimit iu desh të paguanin si për dëmet materiale të anijes, ashtu edhe për jetët e humbura të pasagjerëve.

Pronari i anijes, kompania “Oceanic Steam Navigation Company”, u dëmshpërblye nga grupi prej 77 partnerësh që paguan brenda 30 ditëve shumën e dëmshpërblimit prej 5 milionë Dollarësh.

Kompania më e madhe britanike e sigurimeve, Lloyd’s of London, pagoi dhe dëmet më të mëdha të anijes gjigande Titanik.

Gjithashtu, Atlantik Mutual Insurance Company ishte një nga 77 parteneret më të mëdha të grupit të sigurimeve, e cial pagoi 100 mijë Dollarë të dëmit që iu shkaktua anijes Titanik në oqeanin Atlantik. Kjo kompani falimentoi në vitin 2011, për shkak të dëmeve të mëdha që iu desh të paguante për shkatërrimet që sollën 9 nga 11 shpërthimet në New York dhe Washington DC.

Sigurimi i anijes qe bërë falë brokerit tepër të suksesshëm të asaj kohe, Willis Faber.

Nga analizat e mëvonshme, rezultoi se shumica e viktimave të anijes, vdiqën si pasojë e mungesës së varkave të shpëtimit. Madje u tha që edhe ato varka që ekzistonin dhe që u përdorën për të shpëtuar pasagjerët ishin gjysmë-bosh.

Thuhet që anija do të nisej në mars të 1912, por lundrimi është shtyrë pikërisht prej faktit se nuk qe bërë sigurimi, ndaj u shty për muajin prill, 15 ditë pasi u firmos kontrata e sigurimit.

I gjithë dëmi i anijes kapte shifrën e 16 milionë Paundë ose 1.7 miliardë Paundë britanikë me vlerën e ditëve të sotme. Dëmi më i madh i paguar për humbjen e jetëve ishte, dëmi që u pagua për humbjen e jetës së një biznesmeni tepër të njohur dhe të fuqishëm nga Filadelfia, John Thayer, i cili vdiq gjatë përmbytjes së anijes. Për jetën e tij u pagua 31 mijë Paundë britanikë.

Një tjetër fakt interesant i kësaj ngjarjeje tragjike, është se për herë të pare u dëmshpërblye një automjet tip “Reanult” i pasagjerit William Carter.

Vetë William mbijetoi nga përmbytja, por makina e tij përfundoi në fund të oqeanit, ndaj edhe u dëmshpërblye me 3100 Paundë.

HISTORIKU I SIGURIMEVE TË MARINËS

Sigurimi Marinës është i vjetër sa vetë tregtia e saj dhe është më i vjetri ndërmjet shumë formave të mbrojtjes kundër dëmeve apo humbjeve.

Sigurimi i Marinës ka një histori të gjate dhe interesante që e nis rrugëtimin qysh në civilizimin e lashtë të Babilonisë, rreth 2100 vjet p.e.s., ku është regjistruar edhe sigurimi më i hershëm në formen e rregullimit (“bottomry” ose “respondentia bond“).

Në Kodin e themeluar nga mbreti i Babilonisë Hammurabi, 1800 p.e.s., u kodifikuan shumë rregulla specifike që udhehiqnin praktikat mbi ndarjen e riskut.

Konkretisht, ai diktonte nje lloj “bottomry” ose një lloj pagese në favor të tregtarit që financonte udhetimin. Në këtë rast tregtarët e Marinës ishin të mbrojtur nga borxhi në rast humbjeje të ngarkesës lundruese prej rreziqeve, nëse do të paguanin 20% kundrejt vleftës që kishin marrë borxh.

Fenikasit (Libani i sotëm) filluan rreth 1200 vjet p.e.s. të perdorin një sistem sigurimesh qe gjithashtu ishte i njohur si “bottomry”. Në këtë sistem fajdexhinjtë i huazonin para tregtarëve të marinës për të financuar udhëtimin. Tregtarët ofronin mjetet e tyre lundruese si kolateral për këto borxhe.

Kur udhëtimi përfundonte me sukses tregtarët paguanin për financuesin e udhëtimit borxhin origjinal plus një interes (kosto e kapitalit plus riskun e humbjes) që është e barabartë në princip me primin (çmimin) e sigurimit sot.

Nëse anija humbiste në udhëtimin e saj, financuesi i udhëtimit anullonte borxhin për tregtarin e Marinës.

Forma e sigurimit që mbeshtetej në “bottomry” kanë qenë të përhapura edhe në pjesët e tjera të Azisë, rreth 400 vjet p.e.s. Kjo praktikë ka vazhduar edhe në rajonin e Mesdheut dhe veçanërisht gjatë Perandorisë Romake të Justinianit ku edhe u kufizua interesi i parave të dhëna përpara per “bottomry” deri në masën 12%.

Grekët dhe Romakët kanë patur si traditë që, për të ruajtur sipërmarrjen e tyre kundrejt disa risqeve, përdornin sisteme të ndryshme sigurimi që në thelbin e tyre kishin huazimin dhe garancinë reciproke.

Tregtarët grekë, indianë dhe feninak vendosën principet e “Mesatares së Përgjithshme”.

Në ligjin Rodian (700 vjet p.e.s.) është përdorur koncepti dhe referenca e shkruar “le ta rivendosin me kontributin e të gjithëve, atë që ka qenë abondonuar në emër të të gjithevë” dhe “një grumbullim i kontributeve për abondonimin do të behet kur anija do të ketë shpëtuar“.

Justiniani e kodifikoi konceptin e “Mesatares së Përgjithshme” duke ndërmarre edhe një hap të metejshëm në lidhje me rastin e anijes se mbytur ose të shkaterruar nga deti dhe mbatjes së pasurisë së shpetuar prej saj nga pronari.

Një zhvillim të madh Sigurimet e Marinës kanë marrë në shekujt 11 dhe 12 me ngritjen e shoqatave të cilat kooperonin në kuadrin e një lloj veprimi të përbashkët, veçanërisht ndërmjet  tregtarëve dhe transportuesve të mallrave. Pra, ndërmjet atyre që kishin ngjashmëri në veprimtarinë e tyre.

Tregtarët danezë të Marinës filluan të formojnë këto shoqata me rol kryesor dëmshpnrblimin e anëtareve të tyre për humbjet që ata pësonin në det.

Qytetet tregtare të Lombardisë, Venecias dhe Firences në Itali ishin qendra të tregtise mesdhetare dhe këtu është regjistruar përdorimi i parë i primit (çmimi) në sigurimin e marinës.

Në 1255 “Shteti Tregtar” i Venecias mishëroi principet e sigurimeve reciproke kundrejt humbjeve nga plaçkitjet përmes pagesës së kontributeve.

Polica më e vjeteër e Marinës e njohur, ka qenë lëshuar për një mjet lundrues të quajtur “Santa Clara”. Ndërsa polica, si dokumenti më i vjetër që ekziston daton në 24 Prill 1384 që mbulonte 4 dengje prej tekstili në një udhëtim nga Piza per në Savona.

Në vitin 1432 në qytetin e Barcelonës është regjistruar i pari statut për sigurimin e anijeve.

Në këtë mënyrë është arritur në formëzimin e marrëveshjes konceptuale bazë që, një numër individësh apo shoqërish premtonin se do të kompensonin pronarët e anijeve ose mallrave në rast humbjeje, nëse këta të fundit do të paguanin paraprakisht një sasi të hollash.

Në shekullin 16 dhe 17, Anglia intensifikoi tregtinë me jashtë prandaj lindi si domosdoshmëri qe të konsolidohej sigurimi si sipërmarrje e veçantë tregtare. Kjo realizohet me “Ligjin e sigurimeve të marinës” në vitin 1601 që është i pari dokument ligjor i njohur që rregullon dhe udhëheq sigurimet, duke i ndarë ato nga bizneset e tjera.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat