15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria e pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike/ SIGAL UNIQA, siguracion dedikuar këtij rreziku

Shqipëria e pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike/ SIGAL UNIQA, siguracion dedikuar këtij rreziku

Sulmet kibernetike, përfshirë këtu vjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave, janë një nga 5 rreziqet kryesore me të cilat shqiptarët dhe institucionet po përballen këtë vit.

Sipas Raportit të Rreziqeve Globale është edhe më shqetësueses: Shqipëria ka një nivel të ulët përgatitjeje në këtë drejtim.

Sami Muja, specialist për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, shprehet për A2 se: “Hakerat janë një hap para të tjerëve. Krimi është një hap para ligjit. Çdo gjë është një hap para”.

Sipas VMware, një kompani për rrjetet e brendshme kompjuterike, tentativat për të ndërhyrë në sistemet kompjuterike, përveç qytetarëve, do të përqendrohen në sektorin energjetik, shëndetësor dhe atë financiar.

VMware parashikon se sulmet do të kryhen me atë të teknikës  “ransomware”.

“Duke parë edhe raportet që na vijnë, hakerat janë shumë të fuqishëm. Nuk është puna për vetëm brenda vendit. Sulmet vijnë nga e kudo në botë dhe nuk mund t’i parandalosh. Kapacitet e serverave tanë, duke i krahasuar me hakerat, janë shumë më poshtë. Ata përdorin me mijëra kompjutera për të sulmuar një server”, shpjegon Muja.

Për të kuptuar më mirë shkallën e rrezikut dhe numrin e lartë të sulmeve kibernetike që mund të ndodhin në pak kohë, duhet të kthehemi në vitin 2017. Një raport i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit tregoi se brenda një viti, portali qeveritar “e-Albania” u sulmua më shumë se 2,5 milionë herë nga hakerat.

“Barometri i Riskut 2022”/ Sulmet kibernetike tejkalojnë COVID

Sulme kibernetike të paprecedentë, ndërprerje të biznesit e zinxhirit të furnizimit dhe katastrofa natyrore.

Këto janë tre nga dhjetë rreziqet që i kanosen më shumë njerëzimit gjatë vitit 2022, sipas një sondazhi të kryer nga “Allianz”.

Të dhënat janë bazuar në informacionet e grumbulluara nga 2650 ekspertë të menaxhimit të Riskut në 89 vende të ndryshme të botës, raporton Sigurime.Online.

Top 10 rreziqet për vitin 2022

  1. Sulme kibernetike – 44%
  2. Ndërprerje biznesi – 42%
  3. Katastrofa Natyrore – 25%
  4. Përhapja e pandemisë – 22%
  5. Ndryshime ligjore – 19%
  6. Ndryshimet klimaterike – 17%
  7. Zjarre, shpërthime – 17%
  8. Zhvillimet e tregut – 15%
  9. Mungesa e forcave të punës – 13%
  10. Zhvillimet makro-ekonomike – 11%

SIGAL UNIQA, e vetmja kompani në Shqipëri që ofron Sigurimin “Rreziku Kibernetik”

E teksa sulmet kibernetike po njohin vetëm rritje, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja që ofron produktin e sigurimit “Rreziku kibernetik”.

Ky sigurim mbulon kompaninë për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik.

Ndër rreziqet e siguruara janë:

  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave dhe shkeljes së konfidencialitetit;
  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të dëmit kibernetik;
  • Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;
  • Mbulimi i detyrimit për shkak të kushteve penale për pagesat elektronike;
  • Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;
  • Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;
  • Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;

Kliko KËTU për të llogaritur se sa e rrezikuar është kompania juaj nga sulmet kibernetike…

Për më shumë informacion:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat