8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaKatër angazhime që çdo drejtues duhet të ndërmarrë këtë vit

Katër angazhime që çdo drejtues duhet të ndërmarrë këtë vit

Viti 2021 ka qenë i mbushur me pasiguri për bizneset. Shumë prej tyre ende vazhdojnë të mendojnë për mënyrat për t’u kthyer në zyrë, për të motivuar punonjësit që të përshtaten me një ambient pune i cili është në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe herë pas here përpiqen të rrisin moralin e stafit.

Ndërsa bëjmë plane për vitin e ardhshëm, mund të jetë e vështirë të përcaktojmë me saktësi vetëm disa fusha specifike ku duam të fokusohemi realisht.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos merrni angazhime tepër ambicioze, pasi këto dëshira të mëdha zakonisht shuhen deri nga mesi i muajit shkurt. Puna drejt një qëllimi të arritshëm mund të rrisë moralin tuaj në vendin e punës, si dhe atë të punonjësve tuaj.

Këtu janë disa angazhime që çdo drejtues mund të ndërmarrë për vitin e ri.

Festoni fitoret e vogla

Nuk është ndonjë sekret që punonjësve u pëlqejnë lëvdatat për punën dhe përpjekjet e palodhura. Kjo është arsyeja pse do të ishte mirë mirë që menaxherët të sigurohen se po tregojnë vlerësim për sukseset e punonjësve të tyre.

Edhe liderët më të mëdhenj mund të anashkalojnë fitoret e vogla, pa e kuptuar se sa thelbësore janë ato për të arritur qëllime më të mëdha. Nëse një pjesëtar i ekipit tuaj bëri të mundur një rritje të vogël të shitjeve ose ishte në gjendje të nënshkruante kontrata me një ose dy klientë për kompaninë tuaj, festimi i këtyre fitoreve ka rëndësi.

Zbuloni mënyrën e të mësuarit të ekipit tuaj

Kur bëhet fjalë për të mbështetur më mirë punonjësit, një gjë që neglizhohet shpesh është zbulimi i mënyrave të tyre të të mësuarit. Sipas modelit VARK, ekzistojnë katër mënyra të ndryshme të të mësuarit: duke parë, duke dëgjuar, duke lexuar dhe duke shkruar, si dhe mënyra kinestetike.

Duke mësuar se si ekipi juaj e përpunon dhe e ruan informacionin, ju mund t’i mbështesni ata më mirë në detyrat e tyre të përditshme. Nëse shumica e ekipit tuaj mësojnë më mirë duke parë (mënyra vizuale), kini parasysh t’i bëni të detyrueshme prezantimet me imazhe të mëdha kur ekipi duhet të mësojë informacione të reja. Po nëse një nga punonjësit tuaj mëson më mirë duke dëgjuar (mënyra audio)? Provoni të bëni një telefonatë me të për të diskutuar projektin e tyre më të fundit.

Pasi të zbuloni mënyrat e të mësuarit të ekipit, mund të përshtasni stilin tuaj të menaxhimit për të lehtësuar mënyrën se si ata e përpunojnë informacionin.

Jepni përshtypje të qarta dhe efektive

Përshtypjet (“feedback”-u) janë thelbësore për të mundësuar rritjen. Megjithatë, shumë menaxherë hezitojnë të japin komente kritike, sepse kanë frikë se personi tjetër mund t’i marrë ato në mënyrë negative, ose më keq akoma, mund t’i marrë si kritika personale.

Këtë vit, synoni të jepni reagime të qarta për ekipin tuaj. Kur po bëni vlerësimin e performancës, jini konciz dhe konstruktiv. E rëndësishme është që personi tjetër të mendojë për zgjidhjet e mundshme të problemeve që keni parashtruar. Komentet e duhura mund t’i japin mundësi punonjësve tuaj të paraqesin çdo mundësi për të mësuar, të cilën mund të mos e kenë shprehur më parë.

Thoni ‘faleminderit’ më shpesh

Ky është një objektiv i thjeshtë, por me ndikim të madh. Shfaqja e mirënjohjes ndaj punonjësve në mënyrë të rregullt nxit një mjedis pozitiv në vendin e punës dhe ngre moralin e të gjithë stafit.

Dëshironi të bëni diҫka që të ketë ndikim? Provoni të shkruani një letër falënderimi dhe ta lini atë nën tastierën e dikujt, ose të falenderoni përpara të gjithë stafit një pjesëtar të ekipit që e meriton. Këto gjeste të vogla ndihmojnë shumë për promovimin e mirënjohjes në vendin e punës. /INC

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat