8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa mirë na mbron vaksinimi kundër COVID-19?

Sa mirë na mbron vaksinimi kundër COVID-19?

Njerëzit e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 gjithashtu mund të infektohen nga koronavirusi. Por të dhënat aktuale në tregojnë qartësisht se: Njerëzit plotësisht të imunizuar kanë një risk shumë më të ulët për t’u sëmurë rëndë apo madje edhe për të humbur jetën e tyre nga COVID-19. Sipas ekspertëve, vaksinimi është i domosdoshëm për të ndërtuar mbrojtjen afatgjatë nga vaksinimi.

Studime të shumta në të gjithë botën tregojnë se vaksinimet kundër COVID-19 janë shumë efektive dhe të sigurta. Megjithatë, edhe njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të infektohen me koronavirus, shumica e infektimeve me SARS-CoV-2 të ri prekin njerëzit e pavaksinuar apo që nuk janë vaksinuar plotësisht. Imunizimi i plotë mund të shmangë gjerësisht simptomat e rënda, qëndrimin në spital apo qendrat e kujdesit shëndetësor dhe sëmundjet me pasoja fatale.

Njerëzit e vaksinuar nga një infeksion SARS-CoV-2 jo vetëm që e kalojnë sëmundjen më lehtë në shumicën e rasteve, por ata kanë gjithashtu më pak gjasa që të infektojnë njerëzit e tjerë. Pavarësisht kësaj, njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të ndjekin masat mbrojtëse të tilla si ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Është mirë të dini se…

Mbrojtja e plotë nga vaksinimi zakonisht zgjat nëse kanë kaluar 14 ditë nga përfundimi i serisë së vaksinave, p.sh., dy doza të vaksinave të Modena, BioNTech/Pfizer ose AstraZeneca apo një dozë të vaksinës Johnson & Johnson.

Si e prekin variantet e reja të SARS-CoV-2 efektivitetin e vaksinave COVID-19?

Instituti Robert Koch tregon se vaksinat e disponueshme të COVID-19 janë gjithashtu efektive kundër varianteve të virusit. Është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Në rastin e variantit Gamma (P.1), aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar në mënyrë të besueshme se sa efektive janë vaksinat e miratuara në Bashkimin Evropian kundër variantit Gamma. Nëse efektiviteti i vaksinave do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme për shkak të mutacioneve të mëtejshme të virusit, prodhuesit e vaksinës duhet të jenë në gjendje që të adaptojnë vaksinat e disponueshme brenda disa javëve. Këto adaptime janë realizuar tani në zhvillimet klinike. Miratimet e para të këtyre adaptimeve të vaksinave priten nga fundi i vitit.

Lexo edheCovid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat