13.5 C
Tirana
Monday, December 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutobusi dëmton çiklisten dhe disa automjete të parkuara: siguracionet që aktivizohen në...

Autobusi dëmton çiklisten dhe disa automjete të parkuara: siguracionet që aktivizohen në të gjitha skenaret e fajësisë

Mbrëmjen e djeshme, pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në qytetin e Tiranës, në manovrim e sipër për të shmangur një çikliste, një mjet autobus devijoi nga rruga duke dëmtuar disa automjete të parkuara. Edhe çiklistja, për fatin e mirë jashtë rrezikut për jetën, mori dëmtime trupore.

Çfarë duhet të dini nga siguracionet? 

Sipas ligjit, edhe autobusët kanë detyrimin e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Në këtë rast, menjëherë aktivizohet siguracioni TPL  i autobuzit.

Çdo dëm material dhe jomaterial, shëndetësor, i kalimtares, pasagjerëve të autobusit, apo drejtuesve dhe pasagjerëve të mjeteve të tjera të dëmtuara në vendngjarje, do të mbulohen nga siguracioni i tij duke qenë mjeti i vetëm motorik në lëvizje.

Në SIGAL IG një siguracion i detyruar i autobusit me mbi 15 vende nis nga 58,450 Lekë në vit dhe në raste dëmi, me mbulim deri në 1.5 milionë euro dëme.

Kështu që, ajo që duhet ditur, është se pavarësisht se në vendngjarje ka më shumë se një dëm, dëmtime trupore shëndetësore të vajzës, dëmtime të pronës publike, disa automjete të parkuara të goditura, deri në vlerën e 1.5 milionë eurove është siguracioni TPL i mjetit shkaktar, autobusit, që zhdëmton.

Fajësia, kyçe 

Kyç, për ecurinë e procesit, do të jetë mandej vërtetimi i fajësisë ose jo të drejtuesit të mjetit autobus.

Në një vendngjarje aksidenti rrugor në Shqipëri, fajësia vërtetohet duke u bazuar në hetimet e policisë, në deklarimet e palëve dhe të dëshmitarëve, nga provat materiale që Policia merr në administrim pas aksidentit, pamjet nga kamerat e sigurisë, si dhe akt-ekspertizat teknike të kryera nga specialistët e qarkullimit dhe mjekësisë ligjore. Të gjitha këto prova administrohen në procesverbal dhe analizohen sipas Kodit Rrugor e Kodit të Procedurës Penale, për të përcaktuar nëse njëri prej drejtuesve ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe nëse ekziston lidhja shkak-pasojë mes shkeljes dhe aksidentit.

Në rast se drejtuesi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin, pagesat e kompanisë së sigurimeve ndaj mjeteve apo personave të dëmtuar, në kuadër të siguracionit TPL, i kërkohen me regres individit.

Regresi në sigurime është e drejta ligjore që një shoqëri sigurimi ka për të kërkuar nga personi përgjegjës shumën e parave që ajo ka paguar ndaj të tretëve për një dëm.

Shëndeti i çiklistes, edhe në rast fajësie

Edhe në rast se faji për aksidentin e shkaktuar do t’i rëndojë çiklistes, dëmet në shëndetin e saj nga ky aksident do të merreshin përsipër nga kompania siguruese e TPL-së së autobusit.

Po riparimet në autobus? 

Ndërsa, për riparimin e dëmeve të autobusit të tij do të duhej SIGURACIONI KASKO.

Siguracioni KASKO në SIGAL IG, për rreth 1800 euro në vit, mbulon edhe dëmtimet aksidentale nga përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm, si edhe daljen nga rruga apo përmbysjen e mjetit.

Siguracionet për drejtuesin e autobusit: shëndeti, aksidentet personale ose TPL Plus

Në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.

Në rast të sigurimit të humbjes së jetës, SIGAL IG ka një produkt enkas për humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Kurse në rast dëmtimesh trupore, çdo produkt tjetër i sigurimit të shëndetit në SIGAL e mbulon këtë rast, por më së shumti, më konkretisht, gjegjësi është sigurimi nga aksidentet personale.

Edhe në rast se drejtuesi i mjetit do të gjendet në përdorim alkooli, me një siguracion TPL Plus ai mund të mbulohet deri në 10 milionë Lekë të vjetra dëme në palë të treta, me kushtin që sasia të jetë nën 0.5 mg/L.

Në përfundim, rastet e tilla tregojnë sa thelbësor është roli i sigurimeve në mbrojtjen financiare dhe shëndetësore të qytetarëve. Vërtetimi i fajësisë mbetet hapi kyç që përcakton mënyrën e zhdëmtimit, por pavarësisht këtij procesi, ekzistenca e sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare si KASKO apo sigurimet shëndetësore siguron trajtim të shpejtë dhe të drejtë për çdo palë të përfshirë. Aksidentet janë të paparashikueshme, por pasojat e tyre mund të menaxhohen shumë më mirë kur mjetet dhe individët janë të siguruar siç duhet.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat