Kjo fundjavë u shoqërua me një lajm të keq për një humbje jete. I keq për moshën e re të punëtorit. I keq për natyrën aksidentale, që solli ndërprerjen e jetës së një të riu që kishte zgjedhur të punonte ndershmërisht për ta siguruar jetën e tij.
I riu po përgatiste një mjedis festiv. Në përgatitje e sipër, nga sa thonë raportimet e para, ai ra në kontakt me rrymën elektrike, çfarë e ka shtyrë nga lartësia ku po punonte. Në ambientet e një hoteli në Shëngjin, njoftuan mediat shqiptare, i riu rrëshqiti aksidentalisht dhe ra nga lartësia. Mosha, vetëm 23 vjeç. Megjithatë, rrethanat janë ende nën hetim.
Hidhërimi i këtij lajmi nuk duhet të na pengojë të ngremë pikëpyetjen e çdo here:
Nëse i riu ka qenë duke respektuar të gjitha kushtet teknike dhe aksidenti ka ndodhur për arsye të pashmangshme, a ishte ai i siguruar?
A kishte ai një kontratë sigurimi që mbulonte aksidente në vendin e punës? A kishte punëdhënësi marrë masat që çdo i punësuar të kishte mbrojtje financiare në rast rreziku?
Në Shqipëri, aksidentet në punë shpesh shihen si tragjedi të paevitueshme. Por, përtej dhimbjes, ato duhet të shërbejnë si kujtesë që sigurimi nga aksidentet nuk është luks. Është domosdoshmëri. Është mjeti i vetëm që mund të garantojë një mbështetje minimale për familjen, nëse ndodh më e keqja.
Sepse, për fat të keq, nuk mund ta shmangim çdo aksident. Por mund të përgatitemi për pasojat e tij – me përgjegjësi, me rregulla dhe me sigurim.
Familja e të riut, përpos humbjes shpirtërore dhe tronditjes psiko-emocionale, të paktën, me sigurimin nga aksidentet, ruan pozitën financiare të paraaksidentit për një periudhë të caktuar.
Kjo do të duhej të ishte norma, standardi, i çdo punëtori shqiptar: dëmtimi i tij, apo, në rast edhe më fatkeq, humbja e jetës, të paktën përkohësisht nuk do të duhej të paralizonte pozitën financiare të familjes së tij.
Në SIGAL kjo është lehtësisht e mundur dhe një punëdhënësi, i cili mund ta bëjë online, i kushton vetëm pak sekonda dhe më pak se 100 euro.