17.5 C
Tirana
Thursday, July 3, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHISTORI (4)/ Marrëveshjet e grekëve për sigurimet dhe huadhëniet detare

HISTORI (4)/ Marrëveshjet e grekëve për sigurimet dhe huadhëniet detare

Marrëveshjet e grekëve për huadhëniet detare nisën rreth vitit 350 p. e. s.

Periudha më e hershme e dokumentuar e normëzimit të marrëveshjeve në Greqinë e Lashtë është koha e Demostenit.

Kjo periudhë përkon me vitin 350 para Krishtit.

Kontratat në këtë kohë kishin marrë një formë të qëndrueshme dhe disi të ndërlikuar.

Nga disa autorë thuhet se grekët e fituan njohurinë për këtë kontratë nga rodianët.

Më herët kemi shkruar se kjo ndodhi nga fenikasit, lundërtarët e Mesdheut të asaj periudhe. LEXO EDHE: HISTORI/ Format e hershme të sigurimit te babilonasit

Fakti që në këtë rast disa burime referojnë rodianët, nuk shkonë larg pretendimit tonë të mëhershëm që sheh Fenikasit si gjeneratorët e praktikave të protosigurimit te grekët antikë.

Arsyeja është shumë e thjeshtë: ishulli i Rodit ishte kolonizuar dhe qytetëruar nga fenikasit, të cilët kishin sjellë ligjet dhe zakonet e tyre tregtare.

Kështu që, në ishullin e Rodit, pajtohen dy linjat e studiuesve: që grekët e përfituan dijen e protoformave të sigurimit nga Fenikasit dhe se e përfituan nga rodasit.

Karakteristikat kryesore që përfshiheshin në huatë e kohës së Demostenit  ishin:

  1. Marrëveshja, e cila praktikisht ishte si një fletë borxhi detare (bottomry) ose një obligacion detar (respondentia) përshkruante kushtet e huasë që depozitohej në bankë.

  2. Si siguri, zakonisht kërkohej një garanci me vlerë të paktën dy herë më të madhe se shuma e dhënë hua.

  3. Afati i huasë.

  4. Norma e interesit, e cila ndryshonte nga 10% në 12% për udhëtime vetëm për një drejtim, dhe 22,5% deri në 30% për udhëtime të plota vajtje-ardhje. Nëse kushtet e kontratës thyheshin, kishte tarifa ndëshkuese.

  5. Rreziqet e parashikuara përfshinin humbjen totale të shumës dhe interesit nëse anija humbiste ose kapjej në det; humbje të pjesshme nëse ngarkesa hidhej në det ose paguhej shpërblim për lirimin.

  6. Përfaqësimi i huadhënësit në udhëtim.

  7. Detyrimet e huamarrësit – të ndjekë rrugën më të shkurtër; të shlyejë huanë te huadhënësi apo përfaqësuesi i tij; të deklarojë nëse kishte marrë hua më parë për të njëjtat mallra; të mos vendosë një peng të dytë mbi mallin, sepse kjo quhej mashtrim ndaj huadhënësit të parë dhe të dytë.

  8. Të drejtat e kapitenit për të marrë hua.

Edhe pse ligji ishte në favor të huadhënësit, kjo lloj investimi konsiderohej shumë i rrezikshëm – aq sa ishte e ndaluar të përdorej pasuria e jetimëve për këtë qëllim.

Në kohën e Demostenit, Greqia e Lashtë – veçanërisht Athina – ndodhej në një moment delikat: me një demokraci ende aktive, një ekonomi tregtare të zhvilluar, por edhe me kërcënime të mëdha nga forcat fqinje, çfarë e plotëson kontekstin historik të nevojës për sigurim të mallarave tregtare.

LEXO EDHE:Protoformat e sigurimit në Qytetërimin e Luginës së Indusit

LEXO EDHE: Format e hershme të sigurimit te babilonasit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat