21.5 C
Tirana
Tuesday, April 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"The Economist" pyet për përfituesit nga tarifat e SHBA-ve

“The Economist” pyet për përfituesit nga tarifat e SHBA-ve

Indeksi S&P 500 i kompanive më të mëdha amerikane ka rënë me mbi 9%.

Shumëkombëshja Nasdaq, e fokusuar në teknologji, ka rënë me gati 15%.

“Shtatë Madhështoret” (Alphabet, Apple, Nvidia)—kanë humbur një të katërtën e vlerës së tyre.

Investitorët, siç e kemi raportuar më herët në Sigurime.Online, janë drejtuar drejt strehimeve të sigurta si ari.

Një pjesë e tyre është përpjekur të diversifikojë duke blerë aksione të listuara në tregje të tjera.

The Economist, sot, me të drejtë ngrinte pyetjen: kush po fiton nga tarifat?

Po t’u referohemi fondeve të tregtuara në bursë (ETFs), pothuajse 1 miliard dollarë u tërhoqën nga aksionet amerikane dhe u investuan 9 miliardë dollarë në ato evropiane.

The Economist vërente se tregjet me performancën më të mirë ndajnë dy karakteristika të përbashkëta.

E para, kanë ekspozim të ulët ndaj tarifave amerikane.

E dyta, kanë një rritje të fortë të ekonomisë së brendshme.

Gazeta sjell një renditje nga Oxford Economics, një firmë konsulence, e cila vlerësonte performancën e tregjeve të aksioneve të vendeve të ndryshme.

Firma krahason ndjeshmërinë e këtyre vendeve ndaj tarifave.

Elementë të përfshirë në matje ishin: varësia ndaj të ardhurave amerikane, madhësia e sektorëve të prodhimit dhe ndjeshmëria ndaj cikleve industriale globale.

Sipas këtij treguesi, indeksi me performancën më të mirë në Evropë është ai i Spanjës.

Indeksi IBEX 35 është rritur me gati 13% që nga inaugurimi i zotit Trump.

Ekonomia spanjolle po rritet me ritme të shpejta, e nxitur nga turizmi dhe një rritje e madhe e migracionit.

Spanja është më pak e ndjeshme ndaj tarifave në krahasim me vende të tjera evropiane, si Italia apo Gjermania.

Bursa spanjolle mbështetet kryesisht në sektorin e shërbimeve publike dhe të energjisë—industri që zakonisht u qëndrojnë mirë krizave ekonomike.

Spanja nuk është e vetmja.

Edhe tregje të tjera më të vogla po performojnë më mirë.

Indeksi kryesor i Polonisë është rritur me 21%.

Rritja e shpejtë ekonomike dhe ekspozimi i kufizuar ndaj tarifave amerikane kanë luajtur një rol parësor.

Meksika është shumë e ekspozuar ndaj luftërave tregtare të zotit Trump, por bursa e saj ka performuar më mirë se sa pritej.

Rasti i Meksikës përbën surprizë.

Përjashtimi i Meksikës nga tarifat e reja “reciproke” është njeri faktor ndikues.

Tjetri është dominimi i ekonomisë nga tregtarët me pakicë dhe bankat, që janë kryesisht të mbrojtura nga tronditjet e tregtisë globale.

Gjermania është gjithashtu një përjashtim.

Sipas Oxford Economics, Gjermania është vendi i dytë më i ndjeshëm ndaj tarifave të zotit Trump, pas Tajvanit.

Megjithatë, indeksi kryesor i saj, DAX, është rritur me 6% që nga inaugurimi.

Edhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut ka shënuar rritje, pavarësisht tensioneve midis zotit Trump dhe Kinës kontinentale.

Mirëpo gazeta The Economist ngre një pyetje tjetër: “A është ky momenti i duhur për të investuar në këto tregje?”

Kthimet afatgjata në Evropë kanë qenë më të ulëta se ato në Amerikë.

Rritja më e ngadaltë ekonomike, fragmentimi politik dhe sektori teknologjik më i vogël ndikojnë në sa më sipër.

Megjithatë, ky nuk duket faktor pengues për zhvendosje, duke patur parasysh se momentalisht investitorët po kërkojnë qëndrueshmëri dhe jo fitime të larta e të kënaqshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat