Kompania kineze CATL ka prezantuar një bateri të re që, sipas saj, mund t’i japë një makine një autonomi prej 520 kilometrash pas vetëm pesë minutash karikim.
Kjo shpikje tejkaloi baterinë e prodhuar nga BYD, një tjetër prodhues kinez, i cili muajin e kaluar lançoi një bateri që ofronte 470 kilometra autonomi me të njëjtën kohë karikimi.
Në një treg ku përdoruesit e makinave elektrike po shtohen, ky zhvillim do të shërbejë si nxitje edhe për teknologjinë perëndimore e do të sjellë përfitime praktike në përdoruesit e makinave dhe mjeteve elektrike në përgjithësi.