15.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNevoja për një dokument kombëtar të politikave industriale

Nevoja për një dokument kombëtar të politikave industriale

Shqipërisë i mungon një dokument formal mbi politikën industriale. Ky ishte shqetësimi kryesor, që ngrinte sot në nje artikull revista ekonomike Monitor. Këtë gjetje Monitori e bazonte në raportin “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal.

Mungesa e këtij dokumenti bën që politika industriale në vend të mbetet e pastrukturuar. Zhvllimi i industrisë dhe novacioni teknologjik konsiderohen motorët pararojë të prosperitetit ekonomik. Shqipëria, nga pikëpamja industriale, mbetet vendi më i pazhvilluar në rajon. 

Shqipëria, sipas analizës së Monitorit, është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por vendi ende mbetet pa prioritete dhe pa nje ide ndërhyrjeje per përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.

Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës.

Ky strukturim merr vlerë veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja. 

“Monitori” raporton se sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Revista referon të dhënat e fundit të INSTAT, që tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin. Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra, raporton Monitori. 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat