14.5 C
Tirana
Friday, January 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Çështje orësh që moti të ndryshojë..."/ Ja kur fillon "dimri i egër"

“Çështje orësh që moti të ndryshojë…”/ Ja kur fillon “dimri i egër”

Sipas meteorologes Tanja Porja, dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës.

Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’.

Ajo shton gjithashtu se temperaturat gjatë këtyre ditëve në vendin tonë kanë qenë të larta, 19-20 gradë celcius, edhe për shkak të erës që ka qenë me drejtim jugor.

Është çështje orësh, çështje 48 orësh, që moti të ndryshojë totalisht. Këto temperatura të larta 19 apo 20 gradë celcius mbase do i shohim nga muaji shkurt ose mars, pasi në ditët në vijim presim temperatura shumë të ulëta, tepër më të ulëta se ato tipiket e dimrit.

Ditën e sotme kemi një rënie të temperaturave me të paktën 2 gradë, kryesisht në zonat veriore, një rënie më të paktë në zonat qëndrore e ato jugore. Do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare, por jo reshje. Ruhet minimumi prej 2 gradësh në zonat malore.

Do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme priten në lartësinë mbi 1500 metra. Do të kemi rrebeshe afatshkurtra herë pas here në skajin veri-perëndimor të territorit. Era me shpejtësi mesatare vijon të jetë jugore, prandaj kemi edhe temperatura kaq të larta”, tha meteorologia.

LEXO EDHEGati për një udhëtim? Pse është e rëndësishme të keni “AutoSOS” me vete?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat