-0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë rinjtë në Europë mendojnë për pleqërinë/ Një në tre 20-vjeçarë kursejnë...

Të rinjtë në Europë mendojnë për pleqërinë/ Një në tre 20-vjeçarë kursejnë për moshën e tretë

Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren.

Pra 20-vjeçarëve nuk u shkon mendja se kur plaken mund të mos punojnë dot për bukën e gojës.

E megjithatë: një në tre francezë midis moshës 18 dhe 24 vjeç tashmë ka filluar të lërë mënjanë diçka për pleqërinë e tyre!

Këtë e tregon sondazhi i Barometrit të Sigurimeve, duke zbuluar se një në dy punonjës francezë – 48% për të qenë të saktë, janë të shqetësuar për standardin e tyre të jetesës në pension.

Supozohet se pak a shumë e njëjta gjë është e vërtetë në pjesën tjetër të Europës, sepse mesazhet ekonomike, politike dhe sociale për të gjithë europianët janë të ngjashme.

Përqindjet e të rinjve që shqetësohen për gjendjen e tyre të ardhshme ekonomike dhe sociale janë vazhdimisht në rritje.

Dobësimi i mirëqenies në Europë dhe në të gjithë botën perëndimore, si dhe varfërimi i dukshëm i klasës së mesme dhe veçanërisht i grupmoshave më të mëdha në dekadat e fundit, kanë rritur shqetësimin e të rinjve për standardin e tyre të jetesës në pension.

LEXO EDHE“Më shumë se një pagë minimale…”/ Eksperti tregon përfitimet nëse ke një fond privat pensioni

Kështu, në kampionin përfaqësues prej 2000 personash që morën pjesë në anketë, 46% e të rinjve të moshës 25 deri në 35 vjeç kursejnë sistematikisht për pleqërinë e tyre.

Edhe në grupmoshën më të ulët nga 18 deri në 24 vjeç përqindja përkatëse ka arritur në 37%, duke u rritur me dy pikë përqindje çdo vit, vitet e fundit.

Në përgjithësi, punëtorët deri në moshën 40 vjeç ende po kursejnë për të financuar blerjet kryesore dhe të shtrenjta në jetën e tyre, si blerja e një shtëpie të parë, një shtëpi pushimi apo edhe një makinë.

Megjithatë, në dy dekadat e fundit dhe veçanërisht pas shpërthimit të krizës globale financiare në vitin 2009, francezët duken gjithnjë e më të shqetësuar për masën e pensionit që i pret.

Diçka që ata besojnë se do të ndodhë në vitin e tyre të 62-të, pasi mobilizimet e tyre masive anuluan planet e Emmanuel Macron për të rritur kufirin e pensionit.

Në çdo rast, sondazhi tregoi se 43% e punëtorëve francezë – të rinj dhe të moshës së mesme, janë të shqetësuar për humbjen e aftësisë financiare për të jetuar siç duhet, ndërsa 37% frikësohen se nuk do të jenë në gjendje të mbeten të pavarur financiarisht në vitet e ardhshme.

LEXO EDHEVIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat