Përmbytjet katastrofike që goditën zonat lindore dhe jugore të Spanjës, veçanërisht Valencia-n, më 29 tetor, kanë shkatërruar 650 mijë tonë produkte bujqësore.
Shoqata e Institucioneve të Sigurimeve Bujqësore të Spanjës (Agroseguro) njoftoi se përmbytjet dhe stuhitë e shkaktuara nga shirat e dendur shkaktuan dëme historike në sektorin e bujqësisë.
“Agroseguro” njofton se nga përmbytjet janë dëmtuar 25.500 hektarë tokë bujqësore e kultivuar, janë shkatërruar 650 mijë tonë ushqime dhe janë ndikuar mbi 10 mijë fermerë.
Në deklaratë bëhet e ditur se dëmi i fermerëve të siguruar vlerësohet në mbi 200 milionë euro.
LEXO EDHE: Përmbytjet rekord në Spanjë, humbjet e siguruara kalojnë 4 miliardë eurot
Më tej thuhet se janë dëmtuar 170 mijë hektarë tokë bujqësore, përfshirë humbjet e fermerëve të pasiguruar ndërsa humbja totale e siguruar ka kaluar 4 miliard euro.
LEXO EDHE: Fatura e “kripur” e përmbytjeve/ Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët