16.5 C
Tirana
Saturday, November 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBuxheti i shëndetësisë në ulje në raport me PBB/ Mjeku: Shqiptarët do...

Buxheti i shëndetësisë në ulje në raport me PBB/ Mjeku: Shqiptarët do paguajnë më shumë nga xhepi

Mjeku Alimehmeti: Shqiptarët do paguajnë më shumë para nga xhepi për të mbuluar nevojat shëndetësore

Shpenzimet buxhetore për vitin 2025 janë planifikuar të arrijnë në 822 miliardë Lekë ose rreth 8.2 miliardë Euro, me një buxhet për Ministrinë e Shëndetësisë prej 80.7 miliardë Lekë, që përbën vetëm 9.8% të shpenzimeve totale.

Kjo shifër është në rënie në krahasim me vitin 2024, kur buxheti për shëndetësinë ishte 10.1% i shpenzimeve të përgjithshme.

Në një intervistë për Klan, mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se, buxheti i shëndetësisë po vjen në rënie nga vitit në vit në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

Dr.Ilir Alimehmeti: Më pak para do të thotë më pak shërbime, më pak mjekime, pajisje mjekësore, rinovim apo mirëmbajtje të tyre.

Ndryshe nga premtimi në 2013 që buxheti i shëndetësisë do jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ne kurrë nuk e kemi patur mbi 3.1, 3.2 që ndodhi gjatë pandemisë, dhe është në ulje sërish. Pra për vitin 2024 është 2.78% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe për vitin 2025 duket se kjo do jetë ende edhe më në zbritje.

Sipas mjekut Ilir Alimehmetit mungesa e parave në shëndetësi do të rëndojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve.

Dr.Ilir Alimehmeti: Organizata Botërore e Shëndetësisë si sot një vit në raportin e saj tha se nga xhepat e qytetarëve shqiptarë dalin 59.7% e shpenzimeve shëndetësore, niveli më i lartë në shkallë në Europë, ndërkohë që shpenzimi publik është më i ulëti në shkallë Europe.

Një tjetër problem që ngre Alimehmeti është se në buxhetin e shëndetësisë për vitin 2025, fondi për kujdesin parësor ulet në raport me totalin.

Dr.Ilir Alimehmeti: Nëse në 2020, 11.4 % e buxhetit të shëndetësisë shkonte për kujdesin parësor, në 2024 nga 11.4 ka shkuar në 9.1, ndërsa në 2025 projektohet të jetë 8.8%, pra në zbritje. Do të thotë që nuk është vizion të ofrimit të shërbimeve shëndetësore afër njerëzve dhe ua bën aksesin më të vështirë atyre.

Po ashtu sipas tij, për hartimin e buxhetit duhet patur parasysh demografia e popullsisë dhe sëmundshmëria, në mënyrë që dhe lista e barnave të rimbursueshme të plotësojë nevojat e pacientëve.

Dr.Ilir Alimehmeti: I qëndrojnë historisë së buxhetit pra pa ndryshime nga viti në vit pa parë që demografia ndryshon, sëmundshmëria ndryshon, nevojat medikamentoze ndryshojnë dhe patjetër listat e barnave lëvizin, çmimet lëvizin në tregjet ndërkombëtare, barna të reja hyjnë, por mesa duket për Shqipërinë nuk përllogariten, pak prej tyre hyjnë. Në analiza të mëparshme të bëra është vënë re që ndërkohë që ka qindra barna të reja që hyjnë në Europë një përqindje e vogël hyjnë tek ne.

Projekt buxheti për 2025, pritët të miratohet nga Parlamenti javën e ardhshme.

LEXO EDHE5 përgjigje që duhet të dini mbi Sigurimin Privat të Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat