Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin vjeshtë-dimër, fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me rrezikshmëri natyrore, siç janë përmbytjet, breshëri, ngricat apo stuhitë, për shkak se mungon një skemë e mirëfilltë sigurimi, duke i bërë ata që në këto kushte të çojnë dëm të gjithë mundin e tyre.
Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi
Na duhet një skemë sigurimesh sepse sot më shumë se kurrë shohim problematika që lidhen me sigurimin në bujqësi që janë ngjarjet e rrezikut që vijnë nga kushtet e motit përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.
Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e breshërit në Shqipëri sinjalizoheshin në 1 në çdo 3 ose 4 vjet, sot episodet e breshërit dhe flasim për një nga ngjarjet e rrezikut më shkatërruese përsa i përket prodhimit, përsëriten çdo vit.
Kjo bën që çdo vit ata të jenë përballë një rreziku potencial që prodhimi i tyre të shkatërrohet në 10-20-30-50 apo 100%.
Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Pse bujqit dhe fermerët duhet të jenë të siguruar nga katastrofat natyrore
Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë turke në fushën e sigurimeve në bujqësi, për të marrë eksperiencën nga modeli TARSIM që aplikon ky shtet.
LEXO EDHE: Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare/ Çfarë është “TARSIM” dhe si funksion ai?