8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë fatkeqësi natyrore për shkak të ndryshimeve klimatike/ Të kthejmë sytë...

Më shumë fatkeqësi natyrore për shkak të ndryshimeve klimatike/ Të kthejmë sytë nga sigurimet

Temperaturat po rriten dhe klima po ndryshon çdo vit.

 

Shkenca është shumë e qartë: Për çdo gradë Celsius rritje ajri mund të thithë rreth shtatë për qind më shumë lagështi. Dhe kjo do të thotë më shumë shi e ndërkohë përmbytje dhe shkatërrim.

 

Ndryshimet klimatike janë kthyer sot në rrezikun më të madh me fatkeqësitë natyrore në shtim e në të njëjtën kohë në rritjen e dëmeve financiare.

 

Dhe katastrofat më të fundit në SHBA, Europë por edhe në Shqipëri e vërtetojnë këtë fakt.

 

Sipas Moody’s, humbjet e siguruara nga përmbytjet aë prekëm Evropën Qendrore në shtator mund të arrijnë deri në 3.5 miliardë euro. Miliarda euro dëme edhe nga fatkeqësitë natyrore në Greqi dhe Itali. Për të mos folur pastaj për dëmet nga huraganet “Helene” dhe “Milton” në SHBA, që mund të arrijnë edhe në mbi 100 miliardë dollarë.

 

Kujtojmë këtu se vetëm dëmet në bujqësi dhe blegtori nga “Helene” arrijnë në mbi 7 miliardë dollarë, sipas autoriteteve amerikane.

 

Dhe të gjitha këto janë humbje të siguruara pasi humbjet totale janë shumë më tepër.

 

Por ndryshe nga Shqipëria, për të cilëm do flasim pak më poshtë, në këto vende niveli i sigurimit është shumë i lartë dhe janë kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve ato që paguajnë kostot.

 

Vendi ynë mbetet si një nga vendet më të rrezikuara në hartën e ekspozimit nga nga katastrofat natyrore.

 

Raporti i “Global Risks”, tregoi se Shqipëria ka indeksin më të lartë, jo vetëm në rajon por edhe në Europë, për ekspozimin ndaj katastrofave natyrore si përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e dherave etj. Me rrezikshmërinë që matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore.

 

Ndërkohë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.

 

Rasti më i fundit i përmbytjeve në Vlorë është shembulli më i freskët i një rreziku që duhet vlerësuar seriozisht.

 

Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor që kanë humbje sa 1/3 e vendit tonë.

 

Nisur nga kjo situatë, e cila sipas shkencëtarëve do vijë në përkeqësim, është bërë thirrje vazhdimisht për më shumë vëmendje ndaj industrisë së sigurimeve, si zgjidhja e vetme për mbulimin e dëmeve financiare që rrjedhin si pasojë e ndryshimeve klimatike.

 

Fatkeqësitë natyrore cilësohen gjithmonë si “katastrofa”. Por nëse do të ishin të siguruara do të quheshin si “ngjarje sigurimi”.

 

Por shumëkush mund të pyesë me të drejtë: si mund të bëhet Sigurimi i Fatkeqësive Natyrore në Shqipëri?

 

Nuk kemi pse bëjmë “shpikje” të reja pasi praktika botërore na ofron një sërë shembujsh, të cilat mund të përshtaten shumë lehtë edhe në Shqipëri.

 

Një nga mënyrat efikase do të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që ti mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me kompanitë më me emër në botë, të cilat ofrojnë mundësitë për të mbuluar katastrofat natyrore, pavarësisht vlerave që mund të kenë.

Një mënyrë tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, Rumani apo Poloni ku Sigurimi i Banesave është i detyrueshëm.
Duke realizuar këtë këtë lloj sigurimi dhe duke pasur një rezervë minimale, shteti mund të ndërhyjë vetëm për shtresat në nevojë, ndërsa pjesa tjetër paguhet nga qytetarët dhe nga bizneset, duke krijuar kështu një garanci për dëmet që mund t’u shkaktohen.
Një sjellje e tillë nxit kulturën e sigurimeve me qytetarët që do të kenë një marrëdhënie më të afërt me industrinë esigurimeve me shtetin që luan rolin e mbikqyrësit duke bërë që kompanitë e sigurimeve tu përgjigjen qytetarëve në rast dëmesh.

 

Sot kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë gjithçka, njësoj si kompanitë simotra kudo në botë, por në Shqipëri, edhe pse në rritje vitet e fundit, kultura e sigurimit mbetet ende e ulët.

 

Shqiptarët shpenzojnë rreth 9,500 Lekë për frymë për sigurime në vit, rajoni më tepër, ndërsa bota paguan rreth 3,000 euro. Ky është ndryshimi. Dhe kjo situatë vjen për një sërë arsyesh.

 

Nga ana tjetër mungojnë edhe nismat ligjore, të cilat do të bënin të mundur ngritjen e një sistemi mbrojtjeje kolektive.

 

Realizimi i tyre do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve dhe do ti jepte një frymëmarrje Buxhetit të Shtetit ndërsa do të mindësonte nxitjen e kulturës së përgjegjësisë individuale tek çdo qytetar.

 

Çdo individ apo biznes duhet të jetë i përgjegjshëm për atë që zotëron dhe duhet të heqë dorë nga kërkesat dhe lutjet drejtuar institucioneve shtetërore. Në një ekonomi të lirë, secili duhet ti drejtohet vetes dhe tregut të sigurimeve.

 

Sa më shumë sigurime të kemi aq më të pavarur jemi financiarisht.

 

Le ti kthejmë sytë nga sigurimet e mos t’i shohim ato si taksa, por si shërbim i nevojshëm.

 

LEXO EDHE: Bilanci paraprak i përmbytjeve në Vlorë: 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara! 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat