Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse e pamundur.
Për këtë arsye, për shumë çifte të reja apo persona të tjerë që heqin dorë nga të jetuarit në shtëpi me qira, zgjidhja e vetme mbetet marrja e një kredie.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ka arritur në 132 milionë lekë huaja për blerje banesash nga individët në muajin gusht, një rritje me 1.4% krahasuar me korrikun.
Konkretisht, kredia për blerjen e një apartamenti zë gati 61% të totalit të huasë të marrë nga individët.
Që prej vitit të kaluar, kredia për këtë qëllim ka pasur një rritje të qëndrueshme.
LEXO EDHE: A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?