19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPoloni, ngjarjet e lidhura me motin rritën me 35% kërkesën për dëmshpërblime...

Poloni, ngjarjet e lidhura me motin rritën me 35% kërkesën për dëmshpërblime në prona

Gjatë gjysmës së parë të vitit, kompanitë e sigurimit në Poloni arritën 9.93 miliardë euro prime të shkruara bruto, 13.8% më shumë se gjysma e vitit 2023.

 

Dëmet e paguara arritën në 5.55 miliardë euro, 13% më shumë se një vit më parë.

 

Tregu u rrit me 9.9%, ndërsa dëmet e paguara me 9.6%.

 

Primet në sigurimet e jetës u rritēn me 7.96%, duke arritur në 2.73 miliardë euro.

 

Sipas PIU (Dhoma Polake e Sigurimeve), 11.2 milionë polakë kishin polica individuale të sigurimit të jetës, ndërsa 11.8 milionë të tjerë ishin të siguruar në grup.

 

Primet në sigurimet e jo-jetës u rritën me 15.6% duke arritur në 7.2 miliardë euro (12.01% rritje në monedhën vendase). Ndërsa dëmet e paguara u rritën me 22%, duke arritur në 3.68 miliardë euro.

 

Gjysma e parë e vitit ishte e pasur me ngjarje intensive të motit (stuhi, breshër, shira të rrëmbyeshëm), por edhe me humbje të shkaktuara nga zjarret.

 

Si rezultat, ndërkohë që Primet për sigurimin e pronës u rritën me 19.3% (1.46 miliardë euro) ka patur një rritje prej 34.8% të dëmeve të paguara, duke arritur në 549 milionë euro.

 

Mos harrojmë se Polonia u godit edhe në shtator nga përmbytje shkatërrimtare që lanë dëme të mëdha njerëzore dhe financiare.

 

LEXO EDHE: Rriten dëmet/ Moody’s: Humbjet e siguruara nga përmbytjet e Evropës Qendrore variojnë nga 2.5 në 3.5 miliardë euro

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat