-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet954 milionë dëme të paguara/ 8-mujori 2024, SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në...

954 milionë dëme të paguara/ 8-mujori 2024, SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në sigurimet e makinës

Sigurimi i makinës është një ndër përgjegjësitë më të rëndësishme për çdo pronar automjeti.

Në një botë ku aksidentet rrugore, dëmtimet e papritura dhe situatat e paparashikuara janë pjesë e realitetit të përditshëm, sigurimi i makinës është më shumë se një detyrim ligjor, është një mbrojtje thelbësore për sigurinë tuaj financiare dhe shëndetin tuaj.

Por cila është është kompania më e madhe dhe më e besuar në sigurimin e makinës?

Sipas raportit më të fundit të AMF, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme edhe në sigurimet motorike.

LEXO EDHEMbrojtje edhe në mot të keq/ KASKO nga SIGAL UNIQA, garanci maksimale për makinën tuaj

“SIGAL UNIQA Group Austria” u themelua në Tiranë në shkurtin e vitit 1999 dhe sot pas më shumë se 25 vjetësh është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

 

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

 

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku” SIGAL UNIQA besohet sot nga mbi 1.5 milion klientë ndërsa ritmet e progresit të saj kanë bërë që të jetë e vlerësuar nga publikime vendase dhe ndërkombëtare si një prej emrave më të mëdhenj e të besuar të sigurimeve.

 

LEXO EDHEKompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat