“Rrebeshet do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës së sotme në zonat veriore e veriperëndimore, aty ku një ditë më parë ka patur përmbytje të përkohshme“.
Kështu raportoi në Dita Jonë meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës reshjet do të jenë të përqendruara në zonat veriore e veriperëndimore dhe juglindore.
“Në mesditë kemi intensifikim të reshjeve në të gjithë veriun dhe në zonat jugore e juglindore. Pas mesditës kemi reshje në të gjithë territorin shqiptar. Rrebeshe më të rralla në zonat qendrore gjatë pjesës së dytë të ditës”, paralajmëroi meteorologia e A2.
Sipas saj termometri do të shënojë një rritje të lehtë, ndërsa era do të jetë me shpejtësi mesatare.
“Rritje e lehtë e termometrit në mesditë 9 gradë-29 gradë. Era do të jetë me shpejtësi mesatare me drejtim jugor duke sjellë masa ajrore të ngrohta dhe lagështirë që sjellin rrebeshe”, raportoi meteorologia Porja, e cila këshillon mbajtjen e çadrave me vete.
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA