24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Pogradec-Qafë Thanë, çifti përfundon në spital

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, çifti përfundon në spital

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Një 68-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij nga Pogradeci në drejtim të Qafë-Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë aksit nacional. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të, raporton A2.

Policia nuk e përjashton mundësinë që 68-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit.

Çifti i bashkëshortëve ka marrë ndihmën e mjekëve në spital dhe pritet ta lënë atë pasi nuk kanë rrezik për jetën.

Aksi rrugor Mëmlisht-Qafë Thanë gjatë kësaj periudhe ka pasur aksidente jo të pakta dhe në të shumtën e rasteve shpejtësia dhe parakalimet e gabuara kanë qenë burim aksidentesh.

LEXO EDHERriten aksidentet, rriten edhe dëmshpërblimet nga kompanitë e sigurimit/Janar-Korrik, 2.9 mld lekë dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat