13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi mund të realizohet Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri

Si mund të realizohet Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri

Gjatë viteve të fundit një temë jashtëzakonisht e përfolur dhe që po merr gjithmonë e më shumë vëmendje janë ndryshimet klimatike, efektet që ato po shkaktojnë dhe masat që duhen marrë.

 

Shembulli më i freskët janë përmbytjet e mëdha që prekën disa shtete të Europës dhe që kanë lënë pas dëme të mëdha në njerëz, infrastrukturë, prona etj.

 

LEXO EDHE:  Përmbytjet vdekjeprurëse në Evropë: Sa do t’i kushtojë ekonomive?

 

Një raport i OKB-së në fillim të muajit gusht, shpjegon se, ndryshimet klimatike kanë ardhur prej aktiviteteve njerëzore duke sjellë një ngrohje graduale të planetit. Temperaturat janë rritur pak më shumë se 1.1 gradë celsius që nga shekulli paraindustrial, ai i 19-të.

 

Ekspertët thonë se në 20 vjet, bota ka të ngjarë të arrijë dhe madje të tejkalojë pragun e ngrohjes prej 1.5 gradë celsius duke çuar në ndryshime të pakthyeshme, si shkrirja e akullnajave, ngritja e nivelit të detit, përmbytje shkatërruese e thatësirë në të gjithë botën.

 

SHQIPËRIA DHE RREZIKU NGA FATKEQËSITË NATYRORE

 

Edhe Shqipëria vazhdon të mbetet si një nga vendet më të rrezikuara në hartën e ekspozimit nga nga katastrofat natyrore.

 

Raporti i “Global Risks”, tregoi se Shqipëria ka indeksin më të lartë, jo vetëm në rajon por edhe në Europë, për ekspozimin ndaj katastrofave natyrore si përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e dherave etj. Me rrezikshmërinë që matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore.

 

Ndërkohë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.

 

Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor që kanë humbje sa 1/3 e vendit tonë.

 

SIGURIMET, SI ZGJIDHJA MË EFIKASE

 

Katastrofat nuk përzgjedhin, ato thjeshtë ndodhin dhe shkaktojnë dëme të mëdha financiare.

 

Sa herë ndodhin përmbytje, sa herë ka zjarre (siç ndodhi edhe këtë verë), sa herë ndodh një tërmet vëmendja mbi mbrojtjet e nevojshme rritet, por shumë shpejt çdo gjë harrohet ndërsa të dëmtuarit vazhdojnë të enden dyerëve të institucioneve për të marrë dëmshpërblimin.

 

Ka një fakt që anashkalohet: fatkeqësitë natyrore cilësohen gjithmonë si “katastrofa”. Por nëse do të ishin të siguruara do të quheshin si “ngjarje sigurimi”.

 

Si mund të bëhet Sigurimi i Fatkeqësive Natyrore?

 

Praktika botërore na ofron një sërë shembujsh, të cilat mund të përshtaten shumë lehtë edhe në Shqipëri.

 

Format e realizimit mund të jenë të ndryshme.

 

Një nga mënyrat efikase do të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që ti mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me kompanitë më me emër në botë, të cilat ofrojnë mundësitë për të mbuluar katastrofat natyrore, pavarësisht vlerave që mund të kenë.

 

Një mënyrë tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, Rumani apo Poloni ku Sigurimi i Banesave është i detyrueshëm.

 

Duke realizuar këtë këtë lloj sigurimi dhe duke pasur një rezervë minimale, shteti mund të ndërhyjë vetëm për shtresat në nevojë, ndërsa pjesa tjetër paguhet nga qytetarët dhe nga bizneset, duke krijuar kështu një garanci për dëmet që mund t’u shkaktohen.

 

Një sjellje e tillë nxit kulturën e sigurimeve me qytetarët që do të kenë një marrëdhënie më të afërt me industrinë esigurimeve me shtetin që luan rolin e mbikqyrësit duke bërë që kompanitë e sigurimeve tu përgjigjen qytetarëve në rast dëmesh.

 

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë gjithçka, njësoj si kompanitë simotra kudo në botë, por në Shqipëri nuk ekziston dëshira e atyre që duhet të sigurohen. Kjo për një sërë arsyesh.

 

Nga ana tjetër mungojnë edhe nismat ligjore, të cilat do të bënin të mundur ngritjen e një sistemi mbrojtje kolektive, të gjithanshme.

 

Realizimi i njërës prej platformave të sipërpërmendura, do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve dhe do ti jepte një frymëmarrje Buxhetit të Shtetit. Ekonomia do të zhvillohej dhe mbi të gjitha do të krijohej pavarësia financiare e çdo familjeje!

 

Çdo qytetar apo biznes duhet të jetë i përgjegjshëm për atë që zotëron dhe duhet të heqë dorë nga kërkesat dhe lutjet drejtuar institucioneve shtetërore. Në një ekonomi të lirë, secili duhet ti drejtohet vetes dhe tregut të sigurimeve. Sa më shumë sigurime të kemi aq më të pavarur jemi financiarisht.

 

Shqiptarët shpenzojnë rreth 9,500 Lekë për frymë për sigurime në vit, rajoni më tepër, ndërsa bota paguan rreth 3,000 euro. Ky është ndryshimi. Nëse paguajmë të gjithë nga pak, atëherë edhe çmimi i sigurimit do të jetë më i ulët.

 

Le ti kthejmë sytë nga sigurimet e mos t’i shohim ato si taksa, por si shërbim i nevojshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat