14.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi do të jetë moti këtë fundjavë?

Si do të jetë moti këtë fundjavë?

Dita e premte do të mbetet në mbizotërimin e motit me diell.

 

Sinoptikani Hakil Osmani shprehet se gjatë ditës së sotme do të ketë intervale të gjata me kthjellimet. Në zonat malore mund të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash.

 

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten të larta.

 

“Me maksimumet që do të regjistrohen në vlerat 37-38 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Temperatura të larta do të kenë edhe zonat bregdetare duke bërë që të luhaten në 34-36 gradë Celsius”.

 

 

Edhe gjatë fundjavës do të regjistrohen maksimume që luhaten rreth vlerës 37 gradë Celsius dhe po ashtu do të kemi mbizotërim të motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin shqiptar.

 

“E shtuna do të sjellë dominim të intervaleve të gjata me diell, ndërsa të dielën në pjesën e dytë të ditës do të kemi kalime të lehta të vranësirave të cilat vetëm në zonat malore do të krijojnë mundësira për momente të pakta me pika shiu, por nuk është se do të jenë problematike pasi do të jenë mjaft afatshkurtra dhe sërish do të kemi përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të motit”.

 

Sa i përket bregdetit pritet që gjatë orëve të pasdites të ketë fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës.

LEXO EDHE“SIGAL UNIQA AutoSOS”, të udhëtosh i qetë brenda dhe jashtë Shqipërisë… Si Arditi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat