15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEmiratet e Bashkuara Arabe: Parashikohet rritje e primeve të sigurimeve gjatë gjysmës...

Emiratet e Bashkuara Arabe: Parashikohet rritje e primeve të sigurimeve gjatë gjysmës së dytë të vitit

Gjatë gjysmës së dytë të vitit, disa produkte Sigurimi priten të pësojnë rritje në Emiratet e Bashkuara.

Deklarata vjen nga Gautam Datta, CEO i grupit të sigurimeve me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, “Watania International Holding”.

 

Në një intervistë, Datta tregon se, primet do të rriteshin edhe për shkak të ndikimit që kanë patur fatkeqësitë natyrore, siç ishin edhe përmbytjet në prill të këtij viti.

 

Rritja e primeve të sigurimit parashikohet të jetë 20-50%, kryesisht në Sigurimin e Pronës dhe Automjeteve.

 

“Duke pasur parasysh ngjarjet e prillit 2024, është e rëndësishme të theksohet rëndësia e të pasurit produkte sigurimesh që mbulojnë nevojat e individëve dhe familjeve kundër efekteve të ngjarjeve të tilla, si sigurimi i shtëpisë. Ne besojmë se kompanitë e sigurimeve, përfshirë edhe ne, duhet të punojnë për të lehtësuar procedurat për ofrimin e këtyre shërbimeve gjatë periudhës së ardhshme”, thotë Datta.

LEXO EDHE‘Dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem po rriten’/ Çfarë propozon CEO i “UNIQA Insurance Group”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat